Shumë vende theksojnë mbështetjen ndaj parimit të “Një Kine”
2024-01-21 16:02:12

 Foto:VCG

Foto:VCG

Fill pas zhvillimit të zgjedhjeve të liderit dhe ligjvënësve në rajonin e Tajvanit, shumë vende kanë riafirmuar zbatimin e parimit të “Një Kine”, duke kundërshtuar në mënyrë të hapuar të ashtuquajturën “pavarësi e Tajvanit”.

Vende si Pakistani, Kamboxhia, Laosi, Sri Lanka, Kirgizistani, Azerbajxhani, Afrika e Jugut, Kuba, Dominika, Serbia dhe shumë të tjera u shprehën se mbështesin fuqishëm Kinën në ruajtjen e sovranitetit të saj kombëtar dhe integritetit territorial, kundërshtojnë ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Kinës dhe mbështesin me vendosmëri të gjitha përpjekjet e palës kineze në realizimin e bashkimit kombëtar. (Zhang Yan/Edmond)