Klaus Schwab: duhet të rindërtojmë besimin
2024-01-21 15:56:49

Foto:CMG

Foto:CMG

Para ndryshimeve globale në fushat ekonomike, gjeopolitike, teknologjike etj., njerëzimi duhet të rindërtojë besimin reciprok dhe besimin për të ardhmen. Kështu tha kryetari i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Sipas tij, arsyeja pse ai caktoi “rindërtimin e besimit” si temën e forumit që sapo u mbyll në Davos, është se bota po bëhet e frikshme dhe e lehtë të shpërbëhet. Nën presione të shumëfishta, njerëzit po përqendrohen vetëm te vetja dhe marrin parasysh gjithmonë interesat vetjake, gjë që do të sjellë prishje të atmosferës së besimit. Prandaj, duhet të krijohet një frymë e re më konstruktive.

Në intervistë, z. Schwab pohon se njerëzit duhet të kuptojnë se bota po përjeton ndryshime, nga një botë unipolare drejt një bote shumëpolare. Në këtë situatë të re, Kina po ambientohet me ndryshimet, duke mbajtur përgjegjësinë e një vendi të madh. Për shembull, ajo ka paraqitur një sërë iniciativash si Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale, konceptin e ndërtimit të Komunitetit me Fate të Përbashkëta të Njerëzimit etj. “Jam i mendimit se rëndësia është që t’i përdorim këto parime në botën e tanishme, duke pranuar këtë botë që ka ndryshuar pjesërisht.” - thekson z. Schwab.

Foto:CMG

Foto:CMG

Lidhur me perspektivën e ekonomisë kineze, ai thotë se në të kaluarën herë pas here kishte thënie që përhapnin idenë se zhvillimi i Kinës kishte përfunduar, sikurse zëra të tillë ngrihen përsëri tani. Ai beson se Kina do të marrë masa efektive në trajtimin e sfidave si plakja e popullsisë, borxhet, tregun e pasurive të patundshme, duke gjetur një model të ri rritjeje. Ai vuri në dukje se megjithëse PBB-ja e Kinës zë gati 20% të totalit botëror, po të vlerësohet kjo shifër për frymë, niveli i Kinës është ende i ulët në krahasim me shumicën e vendeve të zhvilluara të botës. Prandaj, Kina ende ka hapësira për zhvillim dhe rritje. 

“Tani, të gjitha vendet ndodhen në një kohë të vështirë për arsye të ndryshme. Por jam i mendimit se Kina ka mençuri të mjaftueshme për të trajtuar sfidat aktuale.” - tha kryetari i Forumit Ekonomik Botëror në intervistën për CMG-në. (Zhang Yan/Edmond)