Eurostat: Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë
2024-01-21 11:54:28

Të dhënat e Eurostat-it tregojnë se në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë, shkruan “Panorama”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas Eurostat-it, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që e vendosin në vendin e tretë me normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Në rajon, numrin më të lartë të automjeteve e kanë banorët e Malit të Zi (369), të ndjekur nga ata të Serbisë (344).

Shqiptarët kanë më pak se gjysmën e automjeteve në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 560 automjete për 1000 banorë.

Gjatë dekadës 2012-2022, numri mesatar u rrit me 14,3% (nga 490 në 560 makina pasagjerësh për 1000 banorë).

Italia kishte numrin më të lartë me 684 autoveturave për 1000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu (678), Finlanda (661) dhe Qiproja (658). (Irma)