Agjencia britanike e Motit: Dyoksidi i karbonit po grumbullohet më shpejt në atmosferë
2024-01-21 12:06:44

Dyoksidi i karbonit po grumbullohet në atmosferë më shpejt nga sa është e nevojshme për të kufizuar temperaturat globale në 1,5 gradë celsius mbi nivelet para industriale, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike në Britaninë e Madhe, përcjell “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ky kufi është një objektiv kryesor i Marrëveshjes së Parisit të bërë në vitin 2015, megjithëse emetimet e vazhdueshme që atëherë e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë arritjen e tij.

Nivelet e CO2-shit luhaten midis stinëve, pasi bimët në hemisferën veriore thithin gazin ndërsa rriten gjatë pranverës përpara se gjethet e tyre të bien në vjeshtë, të cilat më pas lëshojnë CO2 përsëri në atmosferë.

Agjencia Meteorologjike britanike njoftoi se pa bimët dhe oqeanet që thithin CO2-shin, rritja e niveleve atmosferike do të ishte pothuajse dy herë më shumë.

“El Nino”, i cili sjell temperatura më të nxehta të sipërfaqes së detit dhe atmosferës në cikle shumëvjeçare, ka reduktuar aftësinë e oqeanit për të thithur sa më shumë CO2 si zakonisht, duke shtuar përqendrimet e larta.

Foto:VCG

Foto:VCG

Rritja e CO2-shit në atmosferë varet tërësisht nga qeniet njerëzore që djegin lëndët djegëse fosile, prodhojnë çimento dhe presin pyjet që e përthithin atë.

Rritja e CO2-shit në atmosferë është përshpejtuar gjatë gjashtë dekadave të fundit. Nëse ngrohja globale do të qëndrojë nën 1.5ºC, shkalla e akumulimit të CO2-shit në atmosferë do të duhet të ngadalësohet ndjeshëm në vitet e ardhshme dhe të ndalet krejtësisht para mesit të shekullit. Parashikimi për vitin 2024 nuk tregon një ngadalësim të tillë.

Niveli aktual i ngrohjes vlerësohet të jetë rreth 1.3ºC mbi nivelet para industriale. 

Foto:VCG

Foto:VCG

(Irma)