OKB akuza Izraelit për ndalimin dhe keqtrajtimin e mijëra palestinezëve
2024-01-20 16:47:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) akuzoi të premten Izraelin për ndalimin e mijëra palestinezëve në vendndodhje sekrete në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, si dhe për keqtrajtimin e tyre, veprime që mund të jenë edhe akte torture.

Duke folur nëpërmjet një lidhjeje videofonike me gazetarët në Gjenevë, përfaqësuesi i OHCHR-së në Territoret e Pushtuara Palestineze, Ajith Sunghay, tha se ka takuar një numër të ndaluarish që ishin liruar, të cilët thanë se janë mbajtur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, nga 30 deri në 35 ditë.