OPEC parashikon rritje të fuqishme të kërkesës për naftë në vitin 2025
2024-01-20 11:34:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) parashikon rritje të fuqishme të kërkesës globale të naftës prej 1.8 milionë fuçi në ditë (bpd) në vitin 2025, mbështetur nga rimëkëmbja e fortë ekonomike globale dhe vazhdimi i aktivitetit të fortë ekonomik në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Sipas OPEC-ut, rritja e kërkesës globale për naftë vitin e ardhshëm do të nxitet nga rritja prej afro 1.7 milionë fuçi në ditë në vendet joanëtare të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim), kryesisht në Kinë, Lindjen e Mesme, Indi dhe vende të tjera aziatike.

Për vitin 2024, OPEC-u pret që kërkesa globale për naftë të rritet me 2.2 milionë fuçi në ditë krahasuar me vitin 2023, e pandryshuar nga parashikimi në raportin e muajit të kaluar.

Në raportin e OPEC-ut parashikohet që rritja vjetore ekonomike globale të arrijë në 2.8 për qind në vitin 2025, nga një parashikim prej 2.6 për qind për këtë vit. (Irma)