Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është zgjidhja për emigracionin ilegal
2024-01-20 11:20:49

Foto Rtsh

Emigracioni ilegal tashmë është kthyer në një problem madhor në Evropë. Ndërsa mori pjesë në takimin e Unionit Social-Kristinan në Bavari, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e këtij landi, Markus Söder, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk është zgjidhje për emigracionin ilegal, pasi është një vend i vogël, shkruan “RTSH”.

“Shqipëria nuk është zgjidhja për emigracionin ilegal, pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja. Por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian, pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane”, tha Rama.

Ai foli gjithashtu edhe për përpjekjet e Shqipërisë për t'u bërë pjesë e BE.

“Ne duam të jemi plotësisht pjesë e BE-së. Për këtë ne duhet të bëjmë punën tonë. Po bëjmë gjëra të mira, mendoj, në shumë fusha. Ekonomia jonë po ecën më mirë, turizmi ynë po lulëzon. Po ashtu, duam të bëjmë gjëra me qeverinë e landit të Bavarisë dhe do të ishim shumë të lumtur që të ishim të dobishëm”,- tha Rama. (Irma)