Suedia raporton temperaturat më të ulëta në dekada
2024-01-20 11:32:50

Foto ATSH

Suedia përjetoi motin më të ftohtë në 58 vitet e fundit, ndërsa në një fshat në veri të vendit u mat temperatura rekord e ulët.

Moti i ftohtë rekord u mat më 5 janar me -44.6 gradë celsius në Vittangi në komunën Kiruna, njoftoi Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik Suedez (SMHI), citon “ATSH”.

Sverker Hellstrom, menaxher operacionesh në SMHI, tha se nuk e kishin publikuar njoftimin në kohën reale për të qenë të sigurt për temperaturën e ulët rekord.

Suedia regjistroi temperaturën e saj më të ulët ndonjëherë në vitin 1966 me -52.6C në rajonin Norrbotten.  (Irma)