Ambasadori i BE-së takon kryenegociatoren shqiptare: Fokusi kryesor, përshpejtimi i reformave
2024-01-20 11:37:06

Ambasadori i BE-se-kryenegociatorja shqiptare (Foto Atsh)

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja shqiptare për BE-në, Majlinda Dhuka, zhvilloi një takim me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorin Silvio Gonzato.

Ambasadori Gonzato deklaroi se përshpejtimi i reformave të lidhura me BE-në nga Shqipëria duhet të jetë fokusi i përbashkët pas procesit të suksesshëm të shqyrtimit analitik të legjislacionit.

“Nuk ka kohë për të humbur. Për këtë ne kemi nevojë për lidership të fortë politik, një administratë publike solide dhe një angazhim proaktiv me të gjithë aktorët”, u shpreh ambasadori Gonzato.

Ambasadori i BE-së siguroi se Evropa është e pranishme për të ndihmuar Shqipërinë që t’ia dalë me sukses kësaj sfide. (Irma)