Kryeministri Rama në Bavari: Shqipëria, shembull suksesi në rajon
2024-01-20 11:19:44

Kryeministri Rama ne Bavari (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e Unionit Social-Kristinan (CSU) në Bavari, ku Shqipëria ishte e ftuar nderi në këtë forum strategjik të politikës gjermane.

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria është marrë si një shembull suksesi në rajon në bashkëpunimin politik dhe ekonomik, përcjell “RTSH”.

“Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipëria shihet si një shembull suksesi në rajon. Në takim folëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor”,- deklaroi kryeministri Rama.

Duke vlerësuar imazhin e vendit, shefi i qeverisë theksoi se para pak viteve ishte e paimagjinueshëm që Shqipëria të kishte një vend të tillë në arenën ndërkombëtare. (Irma)