“Interreg”, miratohet marrëveshja për forcim ekonomisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit në Adriatikun jugor
2024-01-20 12:26:40

Interreg (Foto International.fnr.de)

Komisioni Parlamentar shqiptar për Ekonominë dhe Financat miratoi marrëveshjen me Francën dhe Komisionin Europian, për programin “Interreg”, e cila synon promovimin e rritjes ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në zonën e Adriatikut jugor, shkruan “ATSH”.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, deklaroi se kjo marrëveshje vjen me katër objektiva kryesore: forcimin e ekonomisë së qëndrueshme novatore, mbrojtjen, restaurimin dhe vlerësimin e mjedisit natyror dhe të trashëgimisë, promovimin e hapësirave të jetesës së gjelbër dhe forcimin e turizmit të qëndrueshëm.

Po ashtu komisioni miratoi marrëveshjen e financimit mes me Komisionin Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2021-2027.

Programi “Interreg Euro-Med” është program i bashkëpunimit territorial evropian në nivel ndërshtetëror. Misioni i programit është të gjejë, të transferojë dhe të zbatojë zgjidhje për problemet e identifikuara si prioritete në fushat e novacionit, ekonomisë dhe mjedisit. (Irma)