Tregu i përbashkët europian – Diskutohet integrimi i Shqipërisë në BE
2024-01-19 10:12:22

Foto nga RTSH

Instituti hungarez i Punëve të Jashtme organizoi në Tiranë një takim, në kuadër të Forumit të Budapestit për Ballkanin, ku u diskutua rruga e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian.

I ngarkuari me punë i Hungarisë në Shqipëri, Adam Lovassy, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes në këtë treg edhe për vendet e Ballkanit, shkruan “RTSH”.

“Mos të harrojmë që BE-ja mbështet në 4 të drejta, lëvizjen  e lirë të mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe njerëzve. Unë besoj se këto 4 liri çojnë në mirëqenien e njerëzve dhe sipërmarrjeve edhe në Shqipëri”,- tha Lovassy.

Takimi, ku morën pjesë politikbërës dhe njohës të zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike, u mbajt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Zëvendëministrja e jashme, Megi Fino, u ndal te nevoja e zhvillimit të tregut rajonal.

Hungaria do të mbajë presidencën e radhës të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti.  (Irma)