Kongresi amerikan miraton një buxhet të përkohshëm
2024-01-19 14:49:40

Foto nga VCG

Të enjten Kongresi i dërgoi Presidentit Joe Biden një projektligj afatshkurtër shpenzimesh në përpjekje për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe financimin e agjencive federale deri në mars. Projektligji u miratua me 314 vota pro dhe 108 kundër. Shumica e votave kundër ishin nga republikanët më konservatorë.