Presidenti francez: Të rriten investimet evropiane në teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët e furnizimit
2024-01-19 10:26:39

Foto nga VCG

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkon rritjen e investimeve evropiane në teknologjitë e avancuara dhe zinxhirët kritikë të furnizimit, në mënyrë që të ecet me të njëjtin ritëm me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kinën.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Macron tha se do të donte të shihte një Evropë më sovrane, shkruan “ATSH”.

“Kjo nuk do të thotë të prishësh lidhjet e tua, partneritetet apo aleancat e tua. Por do të thotë të mos jesh shumë i varur në disa sektorë të zinxhirëve të vlerave”,- tha ai.

Ashtu si në rastin e pandemisë së koronavirusit, theksoi Macron, Bashkimi Evropian duhet të drejtojë së bashku investimet duke vendosur më shumë mjete, si emetimi i obligacioneve qeveritare në euro.

“Më shumë para duhet të kanalizohen në inovacionin dhe zhvillimin industrial, për shembull në inteligjencën artificiale, kompanitë miqësore me mjedisin dhe teknologjinë gjysmëpërçuese”,- tha ai.

Presidenti francez bëri thirrje për krijimin e një sindikate të tregjeve të kapitalit, i cili do të reduktonte pengesat burokratike midis shteteve të BE-së, në mënyrë që t’u jepte kompanive më shumë mundësi për të mbledhur para.

“Ne duhet të krijojmë më shumë vende pune dhe të mirëpaguara”, tha Macron. (Irma)