Shefi i ASEAN-it: Ekonomia e Kinës, e rëndësishme për botën
2024-01-19 11:33:51

Foto nga VCG

Ekonomia e Kinës është e rëndësishme për Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe për botën, deklaroi sekretari i përgjithshëm i ASEAN-it, Kao Kim Hourn, duke iu referuar arritjeve ekonomike të Kinës në vitin 2023, gjatë një interviste për “Xinhua”.

“Midis ASEAN-it dhe Kinës ne vazhdojmë të shohim rritje tregtare dhe investime që vijnë nga Kina. Ne presim më shumë bashkëpunim midis ASEAN dhe Kinës, veçanërisht në të gjitha fushat e ekonomisë ASEAN. Ne shpresojmë që Kina të vazhdojë të importojë më shumë nga vendet e ASEAN-it, përfshirë produktet bujqësore”, tha Kao Kim Hourn.

Sipas tij, ekonomia e fortë e Kinës do të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin e rajonit dhe të botës. (Irma)