Kina dhe Afrika angazhohen për vijimin e komunikimit dhe forcimin e bashkëpunimit
2024-01-19 11:23:42

Foto nga MPJ

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi përfundoi vizitën e tij në Afrikë, ku u takua me udhëheqës të Egjiptit, Tunizisë, Togos dhe Bregut të Fildishtë nga 13 deri në 18 janar. 

Duke vijuar traditën e mirë të udhëtimit të parë jashtë vendit të kreut të diplomacisë kineze në kontinentin afrikan çdo vit për 34 vjet me radhë, Wang çmoi lart besimin e fortë të ndërsjellë dhe miqësinë e thellë midis Kinës dhe katër vendeve afrikane, u zotua për shtimin e bashkëpunimit praktik dhe ra dakord për forcimin e komunikimit dhe të koordinimit me të gjitha palët,  për të krijuar një partneritet më të ngushtë me përfitime për të gjithë.

Foto nga MPJ

Lidhur me problemin e Tajvanit, të katër vendet shprehën mbështetjen e tyre të fortë për parimin e "Një Kine" dhe u zotuan të përkrahin Kinën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. 

"Miqtë e vërtetë e mbështesin njëri-tjetrin në momente kritike," u shpreh Wang duke vlerësuar mbështetjen e qëndrimit të qeverisë kineze lidhur me çështjen e Tajvanit. Ai shtoi se Kina do të mbështesë gjithashtu katër vendet në mbrojtjen e sovranitetit e të sigurisë kombëtare dhe do të gjetjen e rrugëve të zhvillimit që u përshtaten kushteve kombëtare të tyre.

Foto nga MPJ

Këtë vit do të zhvillohet përsëri Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) dhe Egjipti, Tunizia, Togo dhe Bregu i Fildishtë janë të gjithë partnerë bashkëpunimi të Kinës. Ministri i Jashtëm kinez theksoi se FOCAC është bërë një platformë e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të Afrikës dhe forcimin e unitetit dhe bashkëpunimit Kinë-Afrikë, duke qenë udhëheqëse e bashkëpunimit ndërkombëtar me Afrikën. 

Në çështjet ndërkombëtare, Wang bëri thirrje për përpjekje për të nxitur ndërtimin e një bote të barabartë e të rregullt shumëpolare dhe për globalizim ekonomik përfshirës me përfitime për të gjithë.