Ushtria amerikane godet objektiva të lëvizjes Houthi në Jemen
2024-01-18 20:54:19

foto: VCG

foto: VCG

Ushtria amerikane ndërmorri një valë të re goditjesh kundër objektivave të kontrolluara nga Houthi në Jemen.

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet e së mërkurës, nga anijet dhe nëndetëset amerikane, vala e katërt e sulmeve brenda pak ditësh, vunë në shënjestër të drejtpërdrejt grupin me bazë në Jemen që mbështetet nga Irani, ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit rrezikon të përhapet në Lindjen e Mesme.

foto: VCG

foto: VCG

Sulmet e ndërmarra nga Deti i Kuq goditën më shumë se një duzinë objektivash, thanë zyrtarët amerikanë. Sulmet ndodhin pasi Shtetet e Bashkuara e rikthyen lëvizjen Houthi në listën e organizatave terroriste. 

Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Houthi, me bazë në Jemen, në listën e grupeve terroriste, deklaroi zyrtarët amerikanë të mërkurën. Është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të frenuar sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare.