Izraeli dhe Hamasi, marrëveshje për dërgimin e ndihmave në Gaza
2024-01-18 16:59:28

Foto nga VCG

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të lejuar hyrjen në Gaza të më shumë ndihmave humanitare.

Me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Katari dhe Franca, pengjeve që mbahen nga Hamasi në enklavë do t’u jepen medikamentet për të cilat kanë nevojë, shkruan “RTSH”.

Dërgesa me ilaçe po dërgohet përmes Egjiptit dhe do t’i dorëzohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili më pas do t’ia dorëzojë Hamasit.

Ndërkohë, SHBA-ja ka shprehur shpresën se bisedime të mëtejshme mes palëve mund të çojnë drejt lirimit të pengjeve.

Mendohet se më shumë se 132 persona që u rrëmbyen nga Hamasi në datën 7 tetor mbahen ende në enklavë. (Elona)