80-vjetori i Çlirimit, ngrihet Komision Shtetëror për organizimin e festimeve
2024-01-18 10:49:41

Foto nga VCG

Këshilli i Ministrave e ka shpallur 2024-n si vitin mbarëkombëtar të festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit. Në mbledhjen e qeverisë po ashtu u miratua ngritja e Komisionit Shtetëror për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e Çlirimit, bën të ditur “RTSH”.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha për mediat  aktivitetet e ndryshme synojnë të nxisin atdhedashurinë te brezat e rinj.

Komisioni do të drejtohet nga ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra dhe drejtues të disa institucioneve, si Drejtoria e Arkivave, Biblioteka Kombëtare dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, Organizata e Veteranëve dhe familjet e dëshmorëve.

Sipas ministrit, aktivitetet do të shtrihen përgjatë gjithë vitit, jo vetëm aktivitete festive, por edhe shkencore.  (Elona)