Davos - Zelensky: Po punojmë me Zvicrën për të mbajtur një samit global të paqes
2024-01-18 10:34:41

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina dhe Zvicra kanë nisur punën për organizimin e një samiti global të paqes.

“Ekipet tona tashmë kanë filluar punën për organizimin e një samiti të tillë”,- tha presidenti Zelensky në një adresim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Presidenti ukrainas tha se ai fton çdo lider dhe vend që respekton paqen dhe ligjin ndërkombëtar që të bashkohet në samit, citon “ATSH”.

“Paqja duhet të jetë përgjigjja”,- theksoi ai.

Gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin ukrainas, presidentja zvicerane tha se vendi i saj është i gatshëm dhe do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë për ta bërë procesin e paqes një sukses. (Elona)