Bjellorusia alarmon Europën, përfshin armët bërthamore në doktrinën ushtarake
2024-01-18 17:43:30

Foto nga VCG

Bjellorusia ka alarmuar Europën dhe Ukrainën fqinje me lajmin se mund të përdorë për herë të parë armët bërthamore, vendim që ia lejon edhe doktrina e re ushtarake.

Vendi njoftoi përmes ministrit të Mbrojtjes, Viktor Khrenin, se ka hapur një kapitull të ri, citon “RTSH”.

Bjellorusia kufizohet me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë në veri e perëndim, vende anëtare të NATO-s.

“Është e qartë pikëpamja e Bjellorusisë për përdorimin e armëve bërthamore taktike të stacionuara në territorin tonë. Është hapur një kapitull i ri, ku ne përcaktojmë qartë detyrimet që kemi ndaj aleatëve tanë”,- tha ministri Khrenin.

Forcat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktive në konfliktin e Rusisë me Ukrainën, por vendi e ka mbështetur Rusinë në mënyra të ndryshme përgjatë konfliktit gati dyvjeçar. (Elona)