Rekord historik i të ardhurave tatimore në 2023-shin, mblidhen 308 miliardë lekë
2024-01-18 14:53:30

Foto nga Sotnews

Të ardhurat tatimore në Shqipëri shënuan rekord historik në 2023-shin.

Administrata Tatimore raportoi se gjatë vitit 2023 mblodhi 308 miliardë lekë të ardhura në buxhet, citon “ATSH”.

Referuar të dhënave, të ardhurat tatimore shënuan rritje me 19 % ose 600 milionë euro krahasuar me vitin 2022 dhe 33 % ose 900 milionë euro krahasuar me vitin 2021.

Sipas administratës, për herë të parë është realizuar rritje dyshifrore në mbledhjen e të ardhurave tatimore për harkun kohor të dy viteve me radhë (2022/2023).

Në dy vitet e fundit, rritja e të ardhurave tatimore është 1.2% mbi GDP-në, tregues i punës efektive të Administratës Tatimore.

Për herë të parë në 30 vitet e fundit, pagesa nga fondet e buxhetit të shtetit për deficitin e skemës së pensioneve rezultoi të ishte më e ulëta, me vetëm 0.9% të GDP-së, duke përballuar njëkohësisht edhe rritjen e pensioneve. (Elona)