Raporti: 26 % e migrantëve të parregullt kaluan në Europë në vitin 2023 nga Rruga Ballkanike
2024-01-18 17:17:04

Foto nga VCG

Sipas të dhënave paraprake nga Agjencia Europiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX, numri i kalimeve të parregullta në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian arriti në vitin 2023 në rreth 380 mijë, i nxitur nga një rritje e mbërritjeve përmes rajonit të Mesdheut. 26 % e migrantëve të parregullt kaluan në Europë në vitin 2023 nga Rruga Ballkanike 

Kjo shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe përbën një rritje prej 17% krahasuar me kalimet e parregullta të vitit 2022, duke treguar një tendencë të vazhdueshme rritëse gjatë tre viteve të fundit.