Pakistani tërheq ambasadorin nga Irani
2024-01-18 17:07:03

Foto nga VCG

Pakistani tërhoqi ambasadorin nga Irani fqinj të mërkurën në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti "shkelje të hapur" të sovranitetit, pasi Teherani tha se kishte ndërmarrë sulme me raketa ndaj bazave të militantëve në Pakistanin jugperëndimor. 

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se goditi militantët në sulme me "raketa dhe dronë". Media shtetërore tha se raketat iraniane goditën dy baza të grupit mysliman sunit Jaish al-Adl, të cilësuar si një "organizatë e huaj terroriste" nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.