Ushtria e Izraelit: Dhjetëra militantë palestinezë të vrarë në veri të Gazës
2024-01-17 13:13:22

Foto nga VCG

Dhjetëra anëtarë të organizatave terroriste palestineze u vranë në një operacion të ushtrisë në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës, njoftoi të martën ushtria izraelite.

“Ushtarët zbuluan gjithashtu rreth 100 raketahedhës dhe 60 raketa gati për përdorim”,- bëri të ditur ushtria.

Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste vazhdojnë të lëshojnë raketa drejt Izraelit herë pas here. Ushtria izraelite raportoi një alarm për sulme me raketa në jug të vendit të martën.

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 24.000 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 000 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 9000 anëtarë të Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste janë vrarë që nga fillimi i luftës. (Elona)