Ajsbergu më i madh në botë drejt zhdukjes
2024-01-17 13:18:21

Foto nga VCG

Erozioni po shkakton dëme dramatike në ajsbergun më të madh në botë.

Një anije e drejtuar nga kompania e ekspeditave “Eyos” mbërriti në gjigantin e ngrirë, A23a, duke gjetur harqe të mëdha të prera në muret e tij të ngrira, shkruan “RTSH”.

Për më shumë se 30 vjet, masa gjigante kishte ngecur fort në baltën e poshtme të detit Weddell, si një “ishull akulli” statik me një sipërfaqe rreth 4 mijë km katrorë. Kolosi është aktualisht i zhytur në Rrymën Rrethore polare të Antarktidës dhe fshiket nga rryma e madhe e ujit që rrethon kontinentin në drejtim të akrepave të orës.

Kjo rrymë po e shtyn ajsbergun në drejtimin e përgjithshëm të ishujve Orkney Jugor dhe është në rrugën e duhur të asaj që shkencëtarët i referohen si rrugicë ajsberg, rruga kryesore për eksportin e akullit nga kontinenti. (Elona)