Parlamenti i Naurut miraton mocionin për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën
2024-01-17 20:30:44

foto: VCG

foto: VCG

Parlamenti i Naurut ka miratuar një mocion në lidhje me rivendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, konfirmojnë dokumentet që ka parë CGTN-i.

Presidenti i Naurut, David Adeang, bëri të martën një mocion për miratimin një rezolute për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën.

"Dhoma njeh rëndësinë e marrëdhënieve diplomatike të Republikës dhe mënyrën se si kontribuojnë ato në zhvillimin kombëtar të Republikës. Duke pranuar këtë, Kabineti në ushtrimin e autoritetit të tij sipas nenit 17(1) të Kushtetutës si autoriteti ekzekutiv i Naurut më 15 janar 2024, vendosi të rifillojë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Popullore të Kinës,” thotë rezoluta.

Duke thënë se "Republika e Naurut njeh parimin e një Kine dhe miraton Rezolutën 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që pranon se ka vetëm një Kinë në botë", rezoluta shton se "Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është Qeveria e vetme e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën dhe Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës”.

"Dhoma vendos të mbështesë, miratojë dhe afirmojë qeverinë në këtë vendim dhe zotohet të përpiqet të forcojë lidhjet diplomatike të Naurut me Republikën Popullore të Kinës dhe bashkë me këtë marrëdhëniet e përzemërta midis dy vendeve tona sovrane në frymën e re të bashkëpunimit të ndërsjellë”, shton rezoluta. (Li Huailiang/Artan)