Gjiknuri pret përfaqësuesit e OSBE-së për reformën zgjedhore
2024-01-17 10:22:49

Foto nga ATSH

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, priti të martën në një takim përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri. Në takim u diskutua mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkruan “ATSH”.

Gjiknuri i falënderoi përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR-i, e cila, theksoi ai, do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve. (Elona)