Irani sulmon bazat e një grupi militant në Pakistan
2024-01-17 20:12:12

Irani nisi një seri sulmesh të martën në Pakistan, që sipas zyrtarëve në Teheran, kishin në shënjestër bazat e grupit militant Jaish al-Adl, duke rritur më tej tensionet në Lindjen e Mesme tashmë të tronditur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. 

foto: VCG

foto: VCG

Pakistani tha se në këto sulme u vranë dy fëmijë dhe u plagosën tre të tjerë dhe akuzoi Iranin për një "shkelje të paprovokuar" të hapësirës së tij ajrore.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha të mërkurën në një konferencë shtypi që Kina u bën thirrje të dy palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.