Betohen në presidencë tre ministrat e rinj të qeverisë “Rama”
2024-01-17 10:20:40

Foto nga ATSH

Tre ministrat e rinj të qeverisë “Rama” u betuan të martën në Presidencën e Republikës së Shqipërisë.  Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit janë dy anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan në Kuvend në seancën plenare të 15 janarit, shkruan  “Panorama”.

Ndërkohë Ervin Mete u betua si ministër i Financave, pas shkëputjes së dikasterit të Ekonomisë.  Pas zhvillimit të ceremonisë së betimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke iu uruar suksese në detyrën e tyre. (Elona)