Kryeministri kinez Li Qiang uron homologun e tij të ri francez Gabriel Attal
2024-01-17 15:17:52

CFP

CFP

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi z. Gabriel Attal një mesazh urimi për zgjedhjen  si kryeministri i ri i Francës.

Li Qiang-u u shpreh se Kina dhe Franca janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kanë traditë pavarësie dhe autonomie. Vitet e fundit, nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shtetit, marrëdhëniet kino-franceze kanë përparuar vazhdimisht, duke i sjellë qëndrueshmëri të çmuar botës së trazuar. Sivjet është 60-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-franceze, çka shënon nisjen e një udhëtimi të ri të lidhjeve dypalëshe që trashëgon të kaluarën e hapet drejt së ardhmes, vuri në dukje Li. 

"Unë jam i gatshëm të bëj përpjekje të përbashkëta me Ju për t'i dhënë gjallëri të mëtejshme thellimit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke dhënë kontribut të ri për formimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik me qëndrueshmëri, përfitime të ndërsjella, frymë pioniere dhe që ecin përpara," u shpreh kreu i qeverisë kineze. (Xu Guang)