Li Qiang u takua me presidentin e Singaporit Tharman Shanmugaratnam
2024-01-17 15:05:54

Xinhua

Xinhua

Kryeministri kinez Li Qiang u takua të martën në Davos të Zvicrës me presidentin e Singaporit Tharman Shanmugaratnam.

Li Qiang u shpreh se vitin e kaluar, nën drejtimin strategjik të liderëve të dy vendeve, marrëdhëniet kino-singaporase u ngritën në nivelin e partneritetit të gjithanshëm largpamës dhe me cilësi të lartë. Kina është e gatshme të punojë me Singaporin për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve, për të ruajtur besimin e ndërsjellë strategjik të nivelit të lartë, për të zgjeruar bashkëpunimin e gjithanshëm me përfitim reciprok, për të forcuar shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme dhe për të promovuar arritjen e rezultateve të reja në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin Kinë-Singapor.

Tharman Shanmugaratnam tha se Singapori iu kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe është i gatshëm të thellojë dialogun dhe komunikimin me Kinën në fusha të ndryshme, të forcojë bashkëpunimin në financa, ekonominë digjitale, transformimin e gjelbër e fusha të tjera dhe të promovojë zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Li shtjelloi qëndrimin parimor të Kinës për problemin e Tajvanit. Ndërsa Shanmugaratnam vuri në dukje nga ana e tij se Singapori i përmbahet parimit të "Një Kine" dhe kundërshton me vendosmëri çdo fjalë dhe veprim lidhur me "pavarësinë e Tajvanit". Qëndrimi i  Singaporit për problemin e Tajvanit nuk ka ndryshuar, shtoi ai. (Xu Guang)