Francë - Më pak lindje në një vit që nga Lufta II Botërore
2024-01-17 18:34:38

Foshnja (Foto ATSH)

Foshnja (Foto ATSH)

Vitin e kaluar në Francë lindën 678.000 foshnja, 6.6% më pak se në vitin 2022, që korrespondon me numrin më të ulët të lindjeve në një vit që nga viti 1946, sipas shifrave të publikuara të martën nga Instituti kombëtar i Statistikave, cituar nga “ATSH”.

Vendi kishte më shumë se 68.4 milionë banorë më 1 janar 2024, një rritje e mëtejshme prej 0.3% gjatë një viti.

Me 631.000 vdekje, më pak se 6.5% krahasuar me 2022-shin, vit i shënuar nga pandemia Covid-19 dhe episode të nxehtësisë së lartë, bilanci natyror i popullsisë mbeti pak pozitiv (vetëm +47 000 persona). (Elona)