7.25 milionë pasagjerë fluturuan në 2023-shin, 40% më shumë se vitin pararendës
2024-01-17 18:05:47

Rinas (Foto RTSH)

Rinas (Foto RTSH)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës publikoi të dhënat mbi fluksin e e pasagjerëve për vitin 2023. Sipas të dhënave, nga dhe drejt Rinasit udhëtuan 7.257.574 pasagjerë në 2023-shin, me një rritje prej 40% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur një nivel rekord historik.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u rrit me 37% për sa i përket kapacitetit të vendeve, duke arritur në një numër prej 4.240.461 vendesh.

Në vitin 2023, aeroporti mirëpriti linja të reja ajrore dhe prezantoi destinacione të reja.

Me mbi 3.1 milionë pasagjerë, Italia është tregu dominues për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke treguar lidhjet e forta mes dy rajoneve.

Gjermania zuri 13% të totalit të pasagjerëve, duke u shërbyer afro një milion pasagjerëve. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me 8%. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës lehtësoi udhëtimin pa probleme për mbi gjysmë milioni pasagjerë drejt dhe nga Mbretëria e Bashkuar, duke nënvizuar rëndësinë e këtij tregu.

Ndërsa Turqia me 6% dhe Greqia 4% kontribuuan ndjeshëm në aktivitetin e aeroportit. (Elona)