Mbillen 200 fidanë pishe, Saranda u bashkohet aktiviteteve të Vitit të Pyjeve
2024-01-16 11:02:04

Foto nga  Kultplus

Në Sarandë janë mbjellë 200 fidanë të rinj pishe, duke bërë kështu që qyteti t’i bashkohet aktiviteteve të Vitit të Pyjeve 2024, shkruan “ATSH”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kalendari i mbjelljeve, por edhe i shumë eventeve, projekteve dhe nismave edukuese do ta shoqërojë gjithë këtë vit për t’i dhënë pyjeve rëndësinë që u takon.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e tokës, si dhe promovimi i qëndrueshmërisë së ekosistemeve në një zonë të ndotur.

Kjo nismë ka si synim krijimin e një pylli me funksion rekreacioni, që do të shërbejë si një ambient shplodhës për banorët e zonës, njëherazi masë parandaluese për erozionin për tokat përreth gjatë prurjeve të mëdha të reshjeve. (Fatosi)