AKPA: 5600 oferta punësimi në të gjitha qytetet
2024-01-16 10:59:49

Foto nga ATSH

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, nën Ministrinë e Financave, bëri të ditur se në Portalin Kombëtar të Punësimit, “puna.gov.al”, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5600 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë, përcjell “ATSH”.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe mund të gjendet një mundësi e mirë punësimi apo kandidati i përshtatshëm.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin “e-Albania”. (Irma)