Shpëtohen qindra emigrantë në Ishujt Kanarie
2024-01-16 10:48:25

Foto nga VCG

Në Ishujt Kanarie u shpëtuan të paktën 200 persona në bordin e katër “Caicco”, anijet e peshkimit që lundrojnë nga brigjet afrikane, të kapura nga Sistemi i Integruar i Mbikëqyrjes së Huaj (Sive) dhe u shoqëruan në port me anije patrullimi të Rojës Civile dhe Shpëtimit Detar, shkruan “ATSH”.

Dy grupe prej 28 dhe 51 personash me origjinë sub-Sahariane me dy “Caicco” u shpëtuan nga anija patrulluese “Macondo”. Ndërsa një grup i tretë prej 61 sub-Saharianëve, përfshirë 3 gra dhe 3 të mitur, u shoqëruan në portin e La Restinga, në El Hierro.

Një anije e katërt “Caicco” me 63 persona të tjerë, gjithashtu me origjinë sub-Sahariane, u kap nga një anije patrullimi civil dhe u transferua në portin e La Estaca.

Sipas burimeve, 200 migrantët u bashkohen të paktën 449 personave, përfshirë 30 të mitur, të cilët zbarkuan midis të shtunës dhe të dielës në ishullin El Hierro nga 4 varka.

Emigrantët u ndihmuan nga stafi i Kryqit të Kuq pas mbërritjes në La Restinga. (Irma)