Kalendari kombëtar i Vitit të Pyjeve ka në fokus rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe ruajtjen e tyre
2024-01-16 11:31:58

Foto nga ATSH

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishte e pranishme në prezantimin e aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, njofton “ATSH”.

Ministrja theksoi se objektivat e 2024-s si Viti i Pyjeve janë pjesë e një programi të gjerë që parashikon më shumë sesa mbjellje pemësh.

Sipas saj, mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi i qëndrueshëm marrin një përparësi të veçantë, në një kohë që ruajtja e biodiversitetit është më e rëndësishme se kurrë.

Dy vjet më parë Shqipëria përfundoi inventarin e plotë të pyjeve, sipas të cilit pyjet mbulojnë 46% të territorit.

Bashkë me kullotat kjo sipërfaqe shkon 65%, pra gati 2/3 e territorit janë pyje dhe kullota.

Autoritetet thonë se planet e mbarështimit të pyjeve janë prioritet.  (Fatosi)