Ministri i Jashtëm Igli Hasani zhvillon një vizitë treditore në rajonin e Ballkanit
2024-01-16 09:50:45

Foto nga Panorama

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16-18 janar një turne treditor në Ballkan, njofton “Panorama”.

Kosova do të jetë ndalesa e parë e më pas Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi.

Sipas njoftimit të publikuar nga ministria, ministri Hasani do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit të këtyre vendeve.

Turi synon të thellojë dhe të konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Bisedat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. (Fatosi)