“Oxfam” publikon studimin mbi pabarazinë ekonomike në botë
2024-01-16 11:11:33

Para fillimit të punimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Zvicër, organizata “Oxfam” ka publikuar një studim mbi pabarazinë ekonomike në botë, të paraqitur nga “Panorama”.

Sipas studimit, në vitin 2020 pesë më të pasurit e botës zotëronin një pasuri prej 450 miliardë dollarësh. Ndërkohë, kjo pasuri është rritur tani në 869 miliardë dollarë.

Në raportin e “Oxfam” thuhet se të gjithë miliarderët në këtë hapësirë kohore deri në vitin 2023 e kanë rritur pasurinë e tyre në 3.3 bilionë dollarë, në një kohë kur gati 5 miliardë njerëzit më të varfër të botës kanë humbur 20 miliardë dollarë pasuri.

Organizata Oxfam e prezantoi studimin “Pabarazi Inc.” para fillimit të punimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos më 15 janar.

Në Davos mblidhen në takimin pesëditor përfaqësues shtetesh e qeverish nga më shumë se 100 vende, si dhe ekspertë të njohur të ekonomisë e botës së financave. (Fatosi)