Forumi i Davosit, dezinformimi rreziku më i madh global në vitin 2024
2024-01-16 10:35:26

Foto nga VCG

Më shumë se gjashtëdhjetë udhëheqës botërorë e qindra drejtues biznesi dhe aktivistë janë mbledhur në vendpushimin zviceran të skive në Davos, për takimin vjetor pesëditor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që nisi të hënën, shkruan “Panorama”.

Pjesëmarrësit në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, do të trajtojnë një gamë sfidash globale shqetësuese, siç janë përkeqësimi i konflikteve, i ndryshimeve klimatike, çështje që lidhen me një ekonomi të dobët globale, frika mbi inteligjencën artificiale, apo sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Në axhendën e takimit përfshihen disa nga sfidat më të mëdha globale, mes tyre dhe ndikimi i dezinformimit në mbarë botën. Në raportin e botuar, organizatorët e takimit të nivelit të lartë thanë se dezinformimi është rreziku më i madh, afatshkurtër.

Takimi mbahet në sfondin e dy konflikteve të mëdha, në Ukrainë dhe Rripin e Gazës. (Fatosi)