ShBA, sondazhi tregon ndarjen lidhur me demokracinë apo ekonominë
2024-01-16 16:46:32

foto: VCG

foto: VCG

Shqetësimi kryesor i votuesve lidhur me demokracinë funksionale apo ekonominë e fortë pasqyron ndarjen e vazhdueshme partiake të qëndrimeve anembanë Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të ri. 

Gjysma e të gjithë votuesve të mundshëm mendojnë se një demokraci funksionale ka më shumë interes sesa një ekonomi e fortë për Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ardhshme, sipas një sondazhi të "CBS/YouGov" të publikuar të dielën, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve paraprake për caktimin e kandidadit presidencial republikan në shtetin e Ajovës. 

Megjithatë, gjysma tjetër janë të mendimit se një ekonomi e fortë është një shqetësim më i madh. 

64 për qind të votuesve demokratikë e shohin demokracinë funksionale si çështjen me interes më të madh për ta. Më tepër se një e treta e republikanëve dhe pak më tepër se gjysma e të pavarurve mendojnë në të njëjtën mënyrë.

 65 për qind e votuesve republikanë janë më të shqetësuar nëse ekonomia do të jetë e fortë, sipas sondazhit.