Starton konferenca e planit të paqes të Ukrainës
2024-01-15 15:23:59

Foto nga VCG

Qeveria ukrainase ka nisur takimet me përfaqësues nga rreth 80 vende, në vendpushimin zviceran të Davosit, për të diskutuar të ardhmen e vendit, rret 2 vjet nga nisja e konfliktit me Rusinë, njofton “ATSH”.

Ministria e Jashtme zvicerane njoftoi se përfaqësues nga rreth 80 vende kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, shumë më tepër se në tre konferencat e mëparshme vitin e kaluar në Danimarkë, Arabinë Saudite dhe Maltë.

Plani 10-pikësh i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i paraqitur për herë të parë në fund të vitit 2022, parashikon tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga territoret e pushtuara të Ukrainës, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë, ndjekjen penale për krime lufte nga Rusia, si dhe garancitë e sigurisë.

Rusia e refuzon planin dhe nuk është ftuar në takimet e mëparshme. (Fatosi)