Kryeministri kinez udhëton në Evropë për të rritur lidhjet dhe globalizimin
2024-01-15 15:38:48

Foto nga VCG

Kryeministri kinez, Li Qiang, nisi udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit në vitin 2024, duke marrë pjesë në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) dhe duke bërë një vizitë zyrtare në Zvicër dhe Irlandë nga 14 deri më 17 janar, shkruhet në një koment të “Xinhua”.

Duke e parë Evropën si një forcë strategjike në arenën ndërkombëtare, Kina i ka vënë theks të madh marrëdhënieve të saj me kontinentin.

Udhëtimi i parë jashtë vendit i një lideri kinez në vitin e ri shënon vazhdimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë midis Kinës dhe Evropës në 2024. Ai simbolizon dëshirën e Kinës për të luajtur rolin e saj në nxitjen e rimëkëmbjes dhe qeverisjes ekonomike globale dhe adresimin e sfidave të përbashkëta së bashku me komunitetin ndërkombëtar.

Si një përfituese dhe një kampione e palëkundur e hapjes dhe bashkëpunimit ekonomik global, Kina ka synuar vazhdimisht mbrojtjen e fryteve të globalizimit dhe nxitjen e bashkëpunimit global për të kapërcyer sfidat me të cilat përballen të gjithë.

Gjatë udhëtimit, Li planifikon të mbajë një fjalim të veçantë në nisje të takimit vjetor të WEF-së, duke elaboruar propozimet e Kinës për komunitetin ndërkombëtar për të promovuar bashkëpunimin global, për të adresuar rreziqe të ndryshme, për të kapërcyer ndarjen e zhvillimit dhe për të kërkuar bashkëjetesë paqësore dhe rezultate të favorshme. (Fatosi)