Xi Jinping-u uron mbretin Frederik X të Danimarkës për marrjen e fronit
2024-01-15 14:15:07

Foto nga VCG

Presidenti Xi Jinping i dërgoi të hënen një mesazh urimi mbretit të ri të Danimarkës, Frederik X, duke e uruar atë për marrjen e fronit.

Xi vuri në dukje se, gjatë 74 vjetëve që nga vendosja e lidhjeve diplomatike, marrëdhëniet Kinë-Danimarkë kanë shënuar përparim të madh, bashkëpunimi në fusha të ndryshme ndërmjet dy vendeve ka qenë shumë i frytshëm dhe miqësia ndërmjet dy popujve është bërë gjithnjë e më e thellë. "Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kinës e Danimarkës dhe dëshiroj të punoj me Mbretin Frederik X për t'i ngritur marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Danimarkë në një nivel të ri dhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve," u shpreh ai.

Po atë ditë, Xi Jinping-u i telefonoi edhe ish-mbretëreshës Margrethe II të Danimarkës, e cila abdikoi, për t'i shprehur përshëndetjet e tij. (Çang Çuo)