Komiteti Olimpik Shqiptar ndan uniforma dhe pajisje për ekipet sportive në shkolla
2024-01-15 12:58:59

Foto nga RTSH

Komiteti Olimpik Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka nisur ndarjen e uniformave të reja të nxënësve të ekipeve sportive në shkollat e ndryshme te vendit, në kuadër të projektit për nxitjen e frymës sportive, shkruan “RTSH”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndërsa u takua me nxënës të shkollave 9-vjeçare në Mat, të sapopajisur me uniformat e reja, tha se këtë vit janë siguruar uniformat e reja dhe pajisje sportive për 760 ekipe sportive, me rreth 10 mijë nxënës në shkollat e vendit.

Sipas ministres, me buxhetin e vitit 2024 do të synohet zgjerimi i disiplinave sportive në shkolla dhe investimet për palestra dhe terrene sportive.  (Fatosi)