La Manshi merr sërish jetë, mbytet varka me dhjetëra emigrantë drejt Britanisë
2024-01-15 13:09:24

Foto nga VCG

Katër emigrantë kanë humbur jetën në ujërat francezë, duke tentuar të kalojnë kanalin e La Manshit mes Francës dhe Britanisë se Madhe, njofton “Panorama”.

Rreth 70 persona kishin hipur në një varkë të vogël duke tentuar nisjen nga ujërat francezë. Por, varka u përmbyt në orët e para të së dielës.

Dhjetëra persona u nxorën gjatë operacionit të shpëtimit në Ujameru, në jug të Kalesë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se katër të vdekurit janë shtetas irakianë e sirianë. Një person tjetër u plagos rëndë dhe u transferua në një spital. (Fatosi)