Oqeanet arrijnë temperatura të larta, thyhen rekordet për vite me radhë
2024-01-15 11:52:46

Foto nga VCG

Sipas një studimi ndërkombëtar të udhëhequr nga Kina, oqeanet kanë arritur temperaturat e tyre më të larta të regjistruara për të pestin vit radhazi në vitin 2023, një shenjë shqetësuese e shpejtësisë me të cilën bota po ngrohet, shkruan “ATSH”.

Në një studim të kryer nga Akademia Kineze e Shkencave, studiues nga Kina, SHBA-ja, Zelanda e Re, Italia dhe Franca kanë matur temperaturën vjetore të ujit të oqeanit. Matjet kanë treguar se temperatura e ujit të oqeanit në vitin 2023 ishte 0.23 gradë më e lartë se në vitin 2022.

Sipas studimit, kjo është temperatura më e lartë e regjistruar për të pestën herë radhazi.

Studiuesit kanë deklaruar se edhe nëse emetimet e gazeve serrë reduktohen, temperaturat e ujit të oqeanit do të vazhdojnë të rriten gjatë këtij shekulli.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Advances in Atmospheric Sciences”.  (Irma)