Shqipëria ngre Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike
2024-01-15 10:21:06

Foto zyrtare Ministria e Mbrojtjes

Shqipëria ka ngritur Njësinë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike.

I pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se me mbështetjen e aleatëve, ekspertizën e specializuar të profesionistëve dhe teknologjinë e avancuar, kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve të informacionit, njofton “RTSH”.

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike është ngritur në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes me ndihmën e SHBA-së. Ajo ka kushtuar 8.4 milionë dollarë, pjesë e një fondi prej 50 milionë dollarësh e përpjekjeve të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Kohët e fundit disa institucione të rëndësishme shqiptare janë bërë pre e disa sulmeve kibernetike.

Autoritetet shqiptare janë zotuar të rritin nivelin e mbrojtjes kiberenetike. (Fatosi)