Xian, mbi 5000 trena mallrash Kinë-Evropë në vitin 2023
2024-01-12 21:22:45

Sipas statistikave zyrtare, Xian-i trajtoi mbi 5 351 trena mallrash Kinë-Evropë gjatë vitit të kaluar , 15.3% më shumë se në vitin 2022, duke u bërë kështu qyteti i parë në Kinë që arrin pragun prej 5 000 trena mallrash në vit.

 

Xian, kryeqendra e provincës Shanxi të Kinës Veriperëndimore, ka pasur një rritje të shpejtë të tregtisë ndërkufitare, veçanërisht që kur trenat e parë të mallrave Kinë-Evropë filluan të qarkullojnë nga ky qytet dhjetë vjet më parë.


 

Rreth 2000 vjet më parë në dinastinë Han (202 para erës sonë -25 pas erës sonë), një i dërguar kinez i quajtur Zhang Qian filloi ekspeditën e tij drejt perëndimit nga Xian-i dhe hapi një rrugë tregtare, që më vonë u bë "Rruga e Mëndafshit" legjendare.

 

Në vitin 2013, Kina paraqiti nismën "Një brez, një rrugë". Që atëherë ka nisur shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë, me "karvanët e deveve të çelikut" të ditëve tona që lidhin më shumë se njëqind qytete kineze me 217 qytete në 25 vende anembanë Evropës.